Universiteti Universum



Kontakte
Adresa: PRISHTINË Kolegji Universum Ulpiana Kampus Rr.Nik Prelaj, Objekti i “Beni Dones” Prishtinë, Kosovë
Nr. Telefoni: +381 38 555 315
Nr. Telefoni: + 377 44 144 062
E-mail: arlinda@universum-ks.org
Web: http://www.universum-ks.org/

Përshkrimi

Kolegji Universitar Universum është institucion i arsimit të lartë, i akredituar pa kusht nga Agjencia për Akreditim e Kosovës. Programet e studimit, menaxhimi institucional dhe sigurimi i cilësisë janë vlerësuar shumë lartë nga ekspertët ndërkombëtarë (shih raportet e akreditimit). Universum ka partneritetet më të fuqishme ndërkombëtare nga te gjitha institucionet që veprojnë në Kosovë. Është i binjakëzuar me Chichester College (Angli), anëtarësuar në Global College Network, Anglia Network Europe, European Higher Education Society dhe ka mëse 30 institucione partnere nga e gjithë bota. Është institucioni i vetëm privat në Kosovë i cili ka fituar grant nga Ambasada e SHBA-vë dhe Departamenti i Shtetit për zhvillimin e një Reviste Shkencore ndërkombëtare. Kolegji Universitar Universum përdor metoda inovative në mësimdhënie dhe mësim-nxënie. Ne i mësojmë studentët tanë si ti vlerësojnë problemet dhe situatat në mënyrë analitike dhe kritike. Stafi i ri i edukuar në shkollat më të mira botërore duke përfshirë Harvard, Cambridge dhe London School of Economics, siguron që studentët të marrin njohuri të thelluara nga studimet e tyre. Në Universum, studentët mësohen të mendojnë brenda kufijve, jashtë kufijve dhe pa kufi! Departamenti për Kërkime Shkencore është shtylla më qendrore e vizionit ndërkombëtar të Kolegjit Universum. Ky departament është risi në tregun e arsimit të lartë në Kosovë, pasi që i dedikohet kërkimit shkencor dhe publikimit të tij në shtëpitë botuese ndërkombëtare. Departamenti për Kërkime Shkencore bën studime në katër fusha: 1) menaxhimi i biznesit në Evropën Juglindore, 2) financimi publik në shtetet në tranzicion me vështrim në shtetet e Ballkanit Perëndimor, 3) administrimi i biznesit në ekonomitë tranzicionale, dhe 4) administrimi publik në procesin e integrimit evropian në Kosovë

Zyrat qendrore


View Larger Map